Sofija, aktivistja e guximshme e cila mbrojti bukëpjekësin shqiptar në Beograd

Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje.

Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e ultranacionalistëve serbë.

Todorovic ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij.

Të nesërmen, nisi kampanja kundër saj e cila zgjati shumë deri para pak ditësh kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkoi prej Qeverisë Serbe të garantonte siguri për Sofija Todorovic.

View image on Twitter

Sofija Todorović, a Serbian human rights activist, became my hero on the day she stood in front of an Albanian man’s bakery in Belgrade, to protect him from a hateful mob of ultranationalists. Like a fortress she was there, in front of Mon Gjuraj and his family. A beautiful soul.

“Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe.

Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas.