Skulptura prej qelqi, stimulojnë gëzim e frikë përmes linjave (Foto)

Skulptura prej qelqi që shfaqen si ujë i rrjedhshëm në hapësirë, me një rrymë elegante.

Deri këtu ka mbërritur imagjinata krijuese e artistes Niyoko Ikuta.

Në këto skulptura prej qelqi, artisti shpreh ndjenjat e frikës, dashurisë për muzikën, ekzaltimit, dëshpërimit, harmonisë me botën, mrekullisë ndaj natyrës, duke i dhënë secilës skulpturë një mesazh të veçantë.

Me “hiletë” e tij profesionale, artisti ka arritur ti japë një impuls të lartë energjish skulpturave të veta. Sapo vizitorët iu afrohen atyre, ato stimulojnë në botën e tij të brendshme pikërisht ndienjat që secila përfaqëson.

Eleganca e këtyre skulpturave, lartësia dhe linjat e holla në të cilat janë punuar, pasqyrojnë një potencial artistik të madh dhe goditës, që lë mbresa të mëdha në shijet e art-dashësve.