Simpoziumi Sshkencor “550 Vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeut” (më 8 dhjetor 2018)

Famullia e Doblibarës bashkë me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës ju ftojnë të merrni pjesë në simpoziumin mbarëkombëtar me temën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Simpoziumi do të mbahet më 8 dhjetor 2018 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë dhe fillon në orën 10:00.

Në simpozium marrin pjesë shkencëtarë të shquar nga Kosova, Shqipëria dhe nga arbëreshët e Italisë.

Simpoziumi shkencor do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe televizionin lokal Syri Vizion (Gjakovë).

Ju mirëpresim!

Këshilli Organizativ