Shuhet kinematografi i njohur australian, Andrew Lesnie

Andrew Lesnie, kinematografi fitues i çmimit Oscar dhe realizues i kinematografisë së filmit “Lord of the Rings” dhe “Hobbit”, ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Australiani besohet se ka pësuar sulm në zemër të hënën. Karriera e tij në punën me kamerë përfshinte edhe filmat “King Kong” dhe “Rise of the Planet of the Apes”, të gjithë filma të dalluar për kah realizimi kinematografik.

Së fundmi, ai punoi në filmin “The Water Diviner”, me regji dhe aktrim të Russell Crowe. Lesnie fitoi çmimin Oscar për punën e tij me trilogjinë “Lord of the Rings”, përkatësisht filmin e parë, “The Fellowship of the Ring”.