Shuhet aktori Bega

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i njohur i humorit Met Bega. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e Parkinsonit e cila i kishte ndaluar edhe daljen ne skenë.

Bega vuante prej 15 vjetësh nga kjo sëmundje e cila në fund i ka kushtuar jetën.

Met Bega ka lindur në Tiranë dhe do të mbahet mend për rolet e tij në “Dy herë mat” ku debutoi në vitin 1986, “Telat e Violinës” si dhe roleve të panumërta në Estradën e Tiranës.

Ai u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Ministria e Kultures shpreh ngushellimet me te thella per kete humbje dhe vlereson kontributin e tij artistik ne artin shqiptar te humorit.