‘Shok’ s’përloti vetëm Thaçin, por edhe Jahjagën, Mustafën e Veselin

Në prani të shumë fytyrave publike, sot, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, është shfaqur filmi ‘Shok’, transmeton Gazeta Tribuna.

Të pranishëm për ta ndjekur këtë film, nga vendorët ishin, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, zëvëndëskryeministri Hashim Thaçi, ministri i integrimeve evropiane Bekim Çollaku, zëvendësministri Petrit Selimi, Agron Mustafi drejtori i PK-së, si dhe aktor e gazetarë.

Ndërsa nga ndërkombëtarët ishin ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, dhe ambasadori i Biritanisë Ruairi O’Conel, e disa të tjerë përfshirë edhe bashkëpunëtorët anglez që ishin po aq meritor sa vendorët.

Filmi i cili zgjati rreth 20 minuta i përloti të gjithë të pranishmit.

Madje, vendorët e përjetuan edhe një herë luftën e cila la shumë të vrarë. Filmi përshkruante kohën e luftës në Kosovë, e protagonist kryesor kishte dy djem të vegjël, dhe një familje shqiptare.

Ata mundoheshin të mbijetonin përbrenda Kosovës, ngase forcat barbare serbe ishin të pranishme, dhe jeta normale ishte e pamundur, dhe, jo të gjithë mbetën të gjallë në fund të filmit, që ishte i bazur në ngjarje të vërtetë, madje të gjallët u larguan me dhunë nga trevat e tyre.

Gjatë premierës së këtij filmi, edhe ndërkombetarët janë prekur, madje ata janë dukur mjaft të mërzitur gjatë asaj kohe./Gazeta Tribuna/

veseli2

SHok

shok1