‘Serialet tona vendore kishe humoristike, më shumë ta qesin vajin sesa gazin’

Drenusha Zajmi- Hoxha

Këto serialet tona vendore kishe humoristike, më shumë ta qesin vajin sesa gazin. Thua se duhet patjetër secili personazh me qenë me probleme mendore për ta bere publikun të qesh. Më se paku do duhej të qeshet me atë gjë.

Mungesa e kreativitetit, dialogjet e zbrazëta dhe të përsëritura shumë herë, vendosja e produkteve reklamuese në tekst, përmendja e episodit-skenaristit, humori banal, e folura si e lehura e qenit dhe skenari improvizim, të irritojnë deri në asht. Baba, nana, djali, nusja, vajza, secili i retarduar ( kërkoj ndjesë për fjalën) thua se po shohim një familje në Spitalin Psikiatrik.

Punësoni more skenarist të mirëfilltë, përdorni tema të përditshme kosovare që ka me bollëk, përdorni sarkazmën në vend të banalitetit, mos ia ofroni popullit këto limonada. Lërë që më së shumti e shikojnë fëmijët. Mos na fyeni inteligjencën me këto çorba parahistorike!.
Humor për të qarë me peshqir!

Drenusha Zajmi – Hoxha, është shkrimtare, poete, juriste dhe kolumniste, e lindur në Prizren, përfundoi studimet për drejtësi në Prishtinë nga fundi i viteve ‘90.