“Rruga”, filmi më i ri i regjisorit Uzgmajli

Regjisori dhe skenaristi Besim Uzgmajli është shprehur i lumtur përderisa ka njoftuar audiencën për filmin më të ri të tij, që e ka titulluar “Rruga”

Filmi është i metrazhit të shkurtër 15 minuta dhe trajton temën e dy viktimave të trafikimit dhe jetën e tyre të kontrolluar nga një trafikant, ku në rolet kryesore luajnë aktorja Gresa Pallaska dhe Mal Noah Sfqiu.

Regjisori Ugzmajli ka paralajmëruar se filmi së pari do të shfaqet në Kosovë dhe më pas në vende të tjera të botës. “Shumë të lumtur të ju njoftojmë me filmin tonë më të ri ‘Rruga’ / ‘The Path’. Edhe një film tjetër i punuar me shumë dashuri e me përkushtim të një ekipi fantastik.

Filmi do të prezantohet në shumë vende të botës, duke filluar kësaj here nga Kosova”, shkruan Uzgmajli.

Filmi është realizuar në skenar e regji të Besim Ugzmajlit, luajnë aktorët Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega.

Kooproducent i filmit dhe drejtor fotografie është Adonis Krasniqi, audio- postproduksioni dhe muzika nga Memli Kelmendi dhe kostumet nga Rina Rexhepi.