Romani i parë për psikopat

Nuk është se psikopatët janë të këqij, por të mirat i kanë në tepri. Psikopatët janë të suksesshëm, ata nuk kanë frikë, kjo dëshmon me personazhin kryesor në romanin “Psycho” të Ilir Muharremit. Ai është boksier i famshëm, ka fuqi t’i bind njerëzit, nga dukja është engjëll i vërtetë. Hollywood-i zakonisht i portretizon psikopatët si vrasës serialë, por jo të gjithë janë të ligë. Janë të dhunshëm dhe në roman ai pret pjesët e trupit të njerëzve pa ju trembur syri. Kur njeriu shndërrohet në mostër ky është tipar tipik i personalitetit – kështu mund të njihni një psikopat. Nëse doni ta kuptoni psikopatin e vërtetë lexojeni këtë fragment nga romani:

“Hiqi rrobat vet, sepse unë nuk i heq por i shkoq dhunshëm, ashtu shumë mirë vet, kjo më pëlqen sepse je bërë shumë e dëgjueshme, ndonëse nën presion njeriut i hapen mirë veshët, ka edhe nga ata si Krishti që refuzonin dhe vdiqën në kryq si qen. Mendoni me siguri se përsipër po i marr ca rreziqe, por jo zonjë, jam mësuar, kjo pothuajse është javore nganjëherë ishte edhe ditore. Një goditje me rrip të mirë në prapanicë, dy, tri, katër, pesë, gjashtë, shtatë, bërtit më shumë, bërtit sepse gjitha muret janë të izoluara, nuk të dëgjon njëri, lëshoje zërin, të del i pastër nga dhimbja, ulërij sikurse piktura e Munkut. Kjo më pëlqen, ky zë i vërtetë i dhimbjes. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve. Ashtu, uh zë më të çuditshëm nuk kam dëgjuar zonjë…”