Rikthehen netët magjike në BALLE’s Club, të martën Buraku & Fama – të mërkurën Sinan Vllasaliu

Me datën 2 tetor bëhet hapja e madhe e sezonit vjeshtor në BALLE’s Club.

Me këtë rast, stafi i këtij klubi ka përgatitur dy evenimente madhështore me këngëtarë të njohur të skenës sonë muzikore.

Ditën e martë (2 tetor) për argëtimin e publikut të pranishëm në klubin kryeqytetas do të kujdeset Buraku dhe Grupi Fama.

Ndërkohë, një tjetër mbrëmje e madhe muzikore organizohet të mërkurën, ku për atmosferën do të kujdeset këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu.

BALLE’s është një klub nate që gjendet në Dragodan(Rr. Ahmet Krasniqi) në Prishtinë.

Me një ambient si kurrë më parë, lokali ofron çdo gjë që ju të kënaqeni me evente të ndryshme dhe ta shijoni jetën e natës në kryeqytet.