QKK hapë konkursin për projekte filmike 2015

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetjen e projekteve filmike për vitin 2015.

Me rreth 750 mijë euro buxhet synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.

Në komunikatën e lëshuar për media nga QKK-ja thuhet se risi e këtij konkursi është mundësia e aplikimit të regjisorëve debutant, të cilët mund të aplikojnë me projektet e tyre, vlera e të cilëve nuk duhet të jetë mbi 60 mijë euro.Ndërsa afati i realizimit është i kufizuar në një vit.

Gjithashtu, aplikim të drejtëpërdrejtë mund të bëjnë edhe projektet për zhvillim skenari.

Në të njejtën kohë është hapur edhe konkursi për regjistrimin e kompanive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur gjatë tërë vitit. Regjistrimi në QKK i kompanive filmike është parakusht për të aplikuar për fonde në QKK. Koha e fundit për aplikim është data 29 Maj 2015.