QKK bën hapjen e sezonit të konkurimit të vjeshtës

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurrimit të vjeshtës për projekte kinematografike: Film artistik me metrazh të gjatë, Film artistik me metrazh të gjatë (vepër e parë), Film artistik me metrazh të shkurtër, Film dokumentar, Film i animuar, Projekte të ndryshme/ pasprodhim, distribucion.

Të gjithë autorëve (skenaristë dhe regjisorë) u këshillojmë të fillojnë punën për identifikimin dhe përzgjedhjen e shtëpive kinematografike, nëpërmjet të cilave mund të aplikojnë në QKK. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurrim.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurrim, duhet të kenë parasysh se duhet të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2016 dhe të vizitojnë faqen web të QKK www.nationalfilmcenter.gov.al, për të ndjekur informacionin e rifreskuar hap pas hapi lidhur me dokumentacionin e aplikimit, si dhe procedurat e aplikimit.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 20.09.2016. / KultPlus.com