Qeveria, 70 mijë euro për promovimin e filmit “SHOK”

Qeveria së Kosovës  ndau një shumë për promovimin e filmit “Shok”që është nominuar për çmimin Oscar, thuhet në një komunikatë të MKRS-së.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, si dhe duke u bazuar në kërkesën e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe me propozim të MKRS-së.

Ministri Shala në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u shpreh se nominimi i këtij filmi ka qenë një e arritur e madhe dhe njësukses i jashtëzakonshëm për kinematografinë dhe kulturën e Kosovës, prandaj edhe kërkohet mbështetje financiare në funksion të promovimit sa më të gjerë të tij.