Qendra Kinematografike e Kosovës e pranishme në Festivalin e Filmit në Stamboll

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku ka qenë një ndër panelistët e diskutimit të titulluar “Meet the funds” që është organizuar nga Istanbul Film Festival, në edicionin e 34-të këtij festivali

Krahas drejtorit të QKK-së pjesë e panelit kanë qenë edhe Irina Kanousheva,Jovan Marjanovi, Khalil Benkirane, Salome Murvanidze, Giorgi Khabashvili dhe emra të tjerë të shquar nga fusha e kinematografisë Ballkanike.

Aty u diskutua rreth mënyrave të bashkëprodhimit në Ballkan si dhe Z. Zharku inkurajoi producentet turk që të shfrytëzojnë mundësitë që i ofron Kosova si vend potencial për xhirim të filmave.
Këtë vit Festivali i Filmit në Stamboll tërhoqi vëmendje të madhe për shkak se Ministria turke e Kulturës nuk lejoi shfaqjen e filmit dokumentar “Bakur” me arsyetimin se ky film nuk i kishte autorizimet e nevojshme.

Në shenjë solidarizimi dhe proteste kundër censurës ky festival ka anuluar konkurrencën ndërkombëtare dhe kombëtare, konkurrencën kombëtare për filmat dokumentar si dhe ceremoninë e mbylljes të festivalit.