Publikohet traileri i sezonit të katërt të “La Casa de Papel”

“La Casa De Papel” është njëri prej serialeve më të famshme spanjolle.

 

Seriali pati tri sezone tejet të suksesshme, kështu duke thyer edhe rekorde shikueshmërie në disa vende.

Pas këtyre sezoneve, “La Casa De Papel”, e ka gati sezonin e katërt që pritet të lansohet për publikun në prill të 2020.

Tanimë në kanalin zyrtar të serialit në YouTube, është publikuar traileri zyrtar i sezonit të katërt.

Kujtojmë se xhirimet e sezonit të katërt kanë përfunduar në korrik të vitit 2019, por dilema vazhdon të jetë akoma nëse ky do të jetë apo jo sezoni i fundit i serialit.