“Psycho”, roman për kanibalët e pushtetit

Është e dhimbshme ajo çfarë po ndodh në Kosovë. Njerëzit dita ditës mendojnë ta braktisin këtë vend, jo pse nuk e duan, por pse është bërë e pamundur të jetohet. Kjo për shkak kanibalëve, maskarenjve në pushtet të cilët deri në pikën e fundit e mjelin qytetarin e thjeshtë. Kjo pasqyrohet shumë dhimbshëm në romanin “Psycho” të Ilir Muharremit. Personazhi bëhet agresiv nga shoqëria dhe pushteti. Kjo më së miri përshkruhet në këtë fragment:

 

“Vend kanibalësh është. Të varfrit janë skllevër, kurse pushtetarët tregtarë skllevërish. Në tabelë shkruajnë: “Punët po na ecin si mos më mirë, merremi më tregti të varfërve-skllevërve, e shesim mishin e tyre”. Publikisht i tillë është zanati i tyre, ndonëse ty nuk të radhitë të plotë në këtë zanat, zotëri. E keqja që jam shumë i drejtë. Për Skllavëri të gjithë ata dalin publikisht kundër. Kulmi i së keqes është se ata po mburren me këtë. Nuk mund të ekzistojë diçka pa sundimtarin edhe pa të nënshtruarin. Shpesh në gazeta e lexojë sloganin se : Çdo njeri ka nevojë për skllevër, njëlloj si për ajrin dhe lirinë. Gjithkund  në botë njerëzit dëshirojnë të sundojnë dhe të urdhërojnë. Më vjen mirë që e thatë këtë zotëri. Lidhet ngushtë me organet e frymëmarrjes, edhe skllevërit edhe ata më të brishtë marrin frymë. Dikush nxehet në bashkëshorten, e sundon, ose e kundërta bashkëshortja merr pushtetin. Disa të tjerë përpiqen t’i sundojnë librat. Edhe unë në ring kundërshtarin…”