Promovohet libri i Dr. Salih Krasniqit

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës sot do të bëjë promovimin e librit “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Salih Krasniqi.

Promovimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00./KP/