Prishtina sot vallëzon

29 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit, kjo ditë festohet në gjithë botën, pasi që në këtë datë në vitin 1727, lindi veprimtari i baletit bashkëkohor Zhan-Zhorzh Nover. Kremtimi i kësaj dite ka filluar nga viti 1982.

Kjo festë këtë vit do të festohet edhe në kryqendrën e Kosovës, Prishtinën. Për nder të kësaj datë të rëndësishme për botën e vallëzimit, do të mbahen disa aktivitete, të cilat do të nisin që në orën 18:00, në të cilën shkolla e vallëzimit “Evolution Dance” do të mbaj disa pika vallëzimi në shesh të Prishtinës.

Në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet premiera e Trupës së Baletit të Kosovës “Ngjyrat e Vallëzimit”, nën koreografinë e koreografit turk Mehmet Balkan.