Premiera e “Joker” në Festivalin e Filmit në Venecia mbajti në këmbë publikun për tetë minuta

Premiera e “Joker” në Festivalin e Filmit në Venecia mbajti në këmbë publikun tetë minuta të shtunën në mbrëmje për aktorin Joaquin Phoenix dhe regjisorin Todd Phillips.

Phoenix dhe Phillips në Sala Grande iu bashkua edhe aktorja Zazie Beetz, që luan rolin e fqinjës së Joker, ndërkohë që Robert De Niro, që luan rolin e një moderatori, nuk mundi të ishte i pranishëm në Lido, Venecia

Filmi është përfolur tejet shumë që prej ditës që u njoftua realizimi i tij. Të shtunën u mbajtën dy shfaqje për shtypin, të dyja të mbushura plot dhe të dyja përfunduan me duartrokitje në momentin që u shfaq emri i Joaquin Phoenix në ekran.

Performanca e Phoenix si Arthur Fleck, një burrë i trishtuar që transformohet në një ikonë të nihilizmit të dhunshëm, përflitet që tani si e denjë për ‘Oscar’. Më parë, Phoenix ka thënë se nuk është frymëzuar nga portretizimet e mëparshme të Joker për të realizuar versionin e tij.

“Nuk iu referova versioneve të mëparshme të personazhit”, ka thënë ai. “Duhet ta krijoja vetë”.

Pamje nga xhirimet e filmit për Jokerin, Joaquin Phoenix portretizon armikun më të madh të Batmanit

Pas premierës në Venecia, filmi “Joker” do të shfaqet tashmë edhe në Toronto.