Pjesa e dytë e “Fifty Shades of Grey” në vitin 2017

Stafi i xhirimeve të filmit “Fifty Shades of Grey” ka publikuar datat e dy serive të ardhshme, që do të përmbyllin në këtë mënyrë triologjinë e autores E. L. James.

Seria e dytë “Fifty Shades Darker”, do të shfaqet në kinema për publikun më 19 Shkurt 2017. Ndërsa seria e tretë dhe përmbyllëse, “Fifty Shades Freed” do të shfaqet për publikun më 9 shkurt 2018.

Yjet e filmit Jamie Dornan, në rolin e bilionerit Christian Grey dhe Dakoda Johnson, e cila luan studenten Anastastia Steele, janë në negociata për të xhiruar edhe për seritë e ardhshme.