Petrit Hoxha, koleksionisti nga Gjakova i pasionuar pas veprave të artit

Një Koleksionisti i pasionuar i veprave të artit nga e mbarë bota, Petrit Hoxha i cili vjen nga Gjakova, muajin e kaluar në Berlinit e hapi Galerinë e tij, vetëm me disa vepra të artit nga koleksioni i tij.

Petriti është person shumë i njohur sidomos në mesin e artistëve pamor dhe atyre skenik të Kosovës, i cili i mbështet ata në mënyra të ndryshme duke i promovuar nëpërmjet ekspozitave në shumë shtete të Evropës dhe festivaleve të ndryshme.

Petriti gjatë tërë kohës udhëton nëpër vende të ndryshme të botës, për të pa vepra arti, e pastaj edhe për të blerë ato vepra për t’ia shtuar koleksionit të pasur të tij.

Jemi mësuar të dëgjojmë për shumë shqiptar të suksesshëm në vendet e tjera, por Petriti është shumë i veçantë me të gjitha: me veshjen e tij, me mënyrën e të menduarit, me pasionet e tij dhe me punën që e bën.
Ai në vazhdimësi merret me kritikë të artit për shumë gazeta në gjuhën shqipe, por edhe për disa portale në gjuhën çeke.

Për një kohë të gjatë, në Berlin ai drejton një Bar nate dhe është shumë i popullarizuar për stilin e tij tek të rinjtë gjerman. Për punën dhe pasionin e tij ka shkruar edhe një gazetë gjermane: Berlin Morgen Post. Gazeta tregon shumë gjëra nga jeta dhe lokali i tij që e mban emrin Mama. Lokali që mban emrin Mama Collection është një vend i cili përmbush pasionet e tij personale, ku ai i ekspozon gjërat nga koleksioni i tij dhe njëkohësisht takohet me njerëz të ndryshëm që vijnë nga e gjithë bota në Berlin. Petriti gazetës gjermane i ka thënë se: emri i lokalit është një dedikim për nënën time dhe përshtat me shumë gjuhë në mbarë botën.

Për të promovuar punën e tij dhe për t’ia dhënë mundësinë edhe artdashësve të tjerë për ta shijuar artin e koleksionuar, Petriti fillimisht lansoi një faqe në internet: mamacollection.net, e cila u pëlqye shumë.

Blogeri: Robert Rigney, i cili shkruan gjithçka mbi ngjarjet që ndodhin në Ballkan dhe që vazhdojnë të ndodhin. Me rastin e hapjes së galerisë në faqen e tij ka shkruar për kritikun dhe koleksionistin e arteve, Petrit Hoxha, gjithçka mbi jetën e tij dhe rrugëtimin që ai bën në botë.

Ai thotë: tani Petriti ka bërë diçka të re, behet fjala për galeri arti jo-fitimprurese, për të paraqitur artin nga e gjithë bota. Ai ka thënë: ky art është i pastër, këtë e bëjë jo për të qenë i famshëm ose që kam ambicie, por thjeshtë kjo punë më plotëson shpirtërisht.

Të gjitha skulpturat, pikturat dhe shumë gjëra të tjera, ai i blen direkt nga artistet, në kohën kur ai udhëton nëpër botë, nga Kosova në Afrikën Perëndimorë nga Amerika e jugut, deri në Karaibe për të blerë veprat e tij.

Petriti po ashtu ka thënë: “Më pëlqen procesi i hulumtimit dhe zbulimit, shprehet ai në faqen e. Çdo blerje që unë e bëj më kujton kohen kur e kam blerë, vendin, njerëzit dhe gjithçka që lidhet me atë vepër arti. Nuk më pëlqen të blej nga Galeritë e artit, sepse kjo gje më duket sikur kur të blej në supermarket.

Sipas Robertit: në vitin 2008, Petriti hapi lokalin e tij në Berlin, ku aty mund të gjesh gjëra antike qe i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Mama Bar është një alternativë e re, për atë pjesë të qytetit. Pas hapjes së lokalit të tij në Berlin, ai kishte porositur artist nga Kosova për të punuar vepra artistike, në bashkëpunim më artistin Jakup Ferri.

Roberti po ashtu cek edhe një element shumë të ndjeshëm dhe dëshpërues, pasi Petrit Hoxha nuk gjeti mbështetje nga Institucionet e Kosovës, për të hapur Muzeun e Artit, edhe pse për një kohë të gjatë u mundua ti bind ata.

Në Galerinë e tij, gjinden shumë piktura që Petro i ka blerë duke bredhur botën, për ti mbledh ato.

“Arti Outsider është e kundërta e sistemit dhe artit që shohim. Pikturat që mbledh ai kryesisht nuk janë të ndikuar nga galeritë dhe nga tregu.

Artistët e Petritit shpesh janë njerëz të çuditshëm. Ndonjëherë ata janë njerëz që vuajnë nga depresioni apo ata janë autist. Ata janë në botën e tyre dhe kjo është arsyeja pse veprat e tyre janë krejtësisht të ndryshme nga çdo gjë tjetër që ju keni parë ndonjëherë.

Në atelien e tij ai paraqet artin e njerëzve me ngarkesa mendore, por që shohim gjithmonë diçka të thellë dhe të bukur.