Përfundon edicioni i shtatë i PriFest

Festivali i filmit PriFest, i dha fund edicionit të shtatë, i cili këtë vit u zhvendos në kryeqendrën shqiptare, Tiranën, në shenjë proteste ndaj mospërkrahjes nga Ministria e Kulturës së Kosovës.

Eventi në fjalë, këtë vit zgjati vetëm dy netë. Nata përmbyllëse e festivalit, u karakterizua me tri shfaqje filmash nga rajoni.

Në kuadër të festivalit gjithashtu i mbajt platforma rajonale e industrisë së filmit, “PriForum”, në të cilin morën pjesë një numër filmbërësit nga rajoni dhe mysafirët, Cedomir Kolar nga Franca dhe Cheryl Johnson nga Afrika Jugore.

Në “PriForum” u diskutua rëndësia e mbajtjes së festivaleve të filmit dhe impaktit që kanë ato në imazhin e një vendi.

Sipas njoftimit, festivali u mbyll pas shfaqjes së filmave, ku ishte e pranishme një audiencë e përbërë nga mediat, komuniteti artistik dhe personalitetet e kulturës.