Performanca e pianistit britanik Hawkins hapi festivalin e xhazit në Shkup

 Me performansin e xhez-pianistit britanik Alexander Hawkins në Operan dhe Baletin e Maqedonisë (OBM), mbrëmë u bë hapja e edicionit të 37-të të Festivalit të Xhazit në Shkup.

.Mbrëmja e parë e festivalit u ndoq nga një numër i kënaqshëm i publikut, të cilëve me një fjalë rasti i’u drejtua drejtori i festivalit të xhazit, Oliver Belopeta, i cili duke folur për karakteristikat kryesore që i ka festivali i 37-të, tha se këtë vit dominojë xhazi bashkëkohor, ndërsa performuesit të cilët do të jenë pjesë e tij, në Shkup do të vijnë enkas për këtë festival.

Pianisti i xhazit, Hawkins, shfaqja e të cilit e hapi festivalin, konsiderohet si një nga pijanistët dhe kompozitorët më inovativë dhe më imagjinativë britanikë, i cili përveç shfaqjeve solistike ka një gamë të gjerë krijuese, përfshirë këtu edhe kompozimin për kuartetin dhe ansamblin e tij.

Performaca e tij e shkëlqyer i ka mundësuar pjesëmarrje në skenat kryesore të xhazit, përmes festivaleveve në mbarë botën.

Pas tij, në skenë u ngjit me kuartetin e tij saksofonisti i famshëm amerikan, David Murray, që së bashku me muzikantin e muzikës Rap dhe poetin Sol Williams, prezantuan projektin Blues for Memo.

Në koncertin e mesnatës në Qendrën Kulturore Rinore (QKR), performoi kitaristi brazilian Arto Lindsay, i cili u shfaq bashkë me bateristin norvegjez Paal Nielsen-Leo, i cili, sipas organizatorëve, konsiderohet si një nga muzikantët më aktivë dhe më produktivë skandinavë në dy dekadat e fundit.

Në kuadër të festivalit do të promovohet edhe manifesti i Rrjetit Evropian të Xhazit (Europe Jazz Network) për barazi gjinore në xhaz dhe në muzikën krijuese.