Peformanca “Copë – Copë” edhe në tri qytete të Kosovës

Perfomanca “Copë- Copë”, shkruar nga Blerta Zeqiri, me regjinë e Zana Hoxha Krasniqit, do të vazhdojë rrugëtimin në qytete të ndryshme të Kosovës.

Kjo shfaqje teatrore, e cila merret procesimin e kujtesës dhe transformimin e dhimbjes, e cila përmes gjuhës së trupit dhe ndjenjave të përcjella në publik nga aktoret Melihate Qena, Dardana Mehmeti, Donikë Ahmeti, Arta Gashi, Albina Kelmendi, Bashkime Sulejmani dhe Minire Bujupi, ato ndajnë me publikun copëza nga përjetimet dhe jeta e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve me mbijetueset e dhunës në hapsirën e njejtë.

Shfaqja “Copë Copë” më 12 prill të këtij viti pati premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa më 22 maj do të shfaqet në Gjakovë, për të vazhduar në Ferizaj më 25 maj dhe një ditë pas edhe në Pejë.