Opozita s’ka kandidat për president

Përfaqësues të partive opozitare kanë mohuar të jetë përmendur brenda strukturave të tyre ndonjë emër i përveçëm si kandidat i mundshëm për pozitën e presidentit të Republikës së Kosovës.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë për Tribuna Channel se AAK as që e ka diskutuar këtë çështje deri më tani. Për më tepër, sipas tij, AAK nuk do të marr pjesë fare në seancën kur do të votohet presidenti.

Në të njëjtën vijë është edhe sekretari i Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi. Ai ka thënë se të gjitha emrat e përmendur për kandidat të mundshëm janë spekulime.  Sherifi thotë se edhe po të kishte kandidat opozita nuk i ka numrat për të zgjedhur presidentin.

Ai tha se do të votonin për Murat Jasharin vetëm nëse do të ishte i propozuar pa kundërkandidat dhe vetëm atëherë kur atë do ta votonin të gjitha partitë politike.

Për më shumë ndiqeni kronikën nga Tribuna Channel