“Një hap me refugjatë” është motoja e ditës ndërkombëtare të refugjatëve

20 qershori, është dita ku i shtrihet besimi dhe i hapet dera një të huaji që të jetojë në vendin tënd, me fjalë tjera është tradicionalisht dita ndërkombëtare e refugjatëve.

Sot në të gjithë botën është shkruar parualle “një hap me refugjatë” në nder të kësaj dite.

Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve e gjithë bota është ftuar në solidaritet ndaj refugjatëve të shumtë nga Siria, Egjipti e Sudani.

Liderë të shumtë botëror e vendorë kanë reaguar lidhur me ditën e refugjatëve, duke rikujtuar njëkohësisht edhe kohën kur kosovarët ishin refugjatë luftë në vendet evropiane.