Nis Java e fotografisë në Janjevë

Ideas Partnership do të organizojë një garë të fotografisë në qytezën e bukur të Janjevës nga data 15 prill deri më 19 prill.

Ftohen të gjithë fotografët, studentët, vullnetarët e TIP-it dhe entuziastët e fotografisë që të bashkangjiten në këtë ngjarje.

Çdo ditë një kombi-bus do t’i dërgojë pjesëmarrësit në Janjevë. Kombi-busi do të niset cdo ditë nga parkingu i American School of Kosova (afër NEWBORN-it) në orën 10:00 dhe do të kthehet në orën 14:00.

Fotografitë më të mira që do të bëhen gjatë kësaj gare do të jenë pjesë e një ekspozite publike që do të mbahet në Prishtinë gjatë muajit prill.