“Ni zo i lirë”, ekspozita që shpalosi gjësendet personale të Adem Demaçit

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit në Muzeun Kombëtar të Kosovës u hap ekspozita “Ni zo i lirë” e Adem Demaçit.

Në hapjen e ekspozitës, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci i përshëndeti të pranishmit, theksoi se hapja e kësaj ekspozite për Bacin Adem nuk është rastësisht në këtë datë, por 28 Nëntori është njëra ndër festat më të rëndësishme kombëtare, Muzeu Kombëtar i Kosovës si institucion është mjaft i nderuar që kjo ekspozitë organizohet në këtë shtëpi me vlera të mëdha kombëtare.

Gjatë përshkrimit të historikut të shkurtër për festat e nëntorit drejtori Ajet Leci pati një kërkesë për familjen Demaçi, duke kërkuar që një pjesë të ekspozitës ti dhurohet Muzeut që të mbetët në një kënd të Muzeut si pjesë e ekspozitës së përhershme.

Gjësendet personale, fotografitë e Adem Demaçit në periudha të ndryshme, mirënjohjet e dekoratat, letrat nga burgu e gjëra të tjera janë pjesë e ekspozitës që është organizuar nga familja.

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me Muzeun nga Shqiptar Demaçi dhe Gurec Jashari, do të jetë e hapur deri me 8 dhjetor 2019.