Ngjyrat turke mbërrijnë në Tiranë

Ashtu si pulbardhat, shpendët karakteristikë në ujërat e Bosforit, edhe Devrim Erbil ngjitet në lartësi për të pikturuar Stambollin.

Në pikturen e tij, ai nuk kërkon të sjellë vetëm lagje të një qyteti, por të gjithin në linja të mprehta, të ndërlikuara që të japin përshtypjen e një lëvizjeje kaotike brenda së njëjtës ngjyrë.

Mysafir për herë të parë në Tiranë, Devrim Erbil nuk vjen duarbosh. Piktura që shihni në foto, e emëruar “Gamataja e Gjelber” i dhurohet Galerisë Kombëtare të Arteve.

25 Dashuritë nga Stambolli, që mbajnë firmën e një prej artistëve më të mëdhenj të Turqisë, do të qëndrojnë në Galerinë e Arteve deri më 17 Maj.