Nexhmije Hoxha: Nuk jam “Vejusha e Zezë”, jam si Nënë Tereza

Në një intervistë për një televizion francez, Nexhmije Hoxha, e ka krahasuar veten me Nënë Terezën.

Gazetari francez, shkruan se pa treguar ndonjë keqardhje, ajo e krahason punën e saj me atë të Nënë Terezës.

“Atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”,- ka thënë bashkëshortja e Enver Hoxhës në një dokumentar për televizionin francez “Planet +”, në ciklin e dokumentarëve “Gratë e Dikatorëve”.

Bashkëshortja e diktatorit shqiptar, që për më shumë se 40 vite mbajtën Shqipërinë nën thundrën e komunizmit stalinist, duke folur për regjisorin Joel Soler, thotë se, nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë “Merimanga e zezë”.

“Kjo grua e vogël dhe e vjetër është e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për më shumë se 40 vjet me spastrimet dhe internime masive”,- shkruan televizioni “Planet +”.

“Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart saj”,- vazhdon televizioni francez, që pak ditë më parë ka transmetuar edhe dokumentarin për gruan e diktatorit shqiptar.

.