Në Tiranë nis sonte PriFest

Edicioni i shtatë i festivalit të filmit PriFest, do të nis në Tiranë, si shenjë proteste për mos mbështetje nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, kjo është arsyeja e lëvizjes së eventit nga Prishtina në kryeqendrën shqiptare.

Festivali do të zhvillojë aktivitetet e tij përgjatë dy ditëve në Qendrën e Kulturës Tulla.

Në Tiranë ky festival vjen në format të shkurtuar prej dy ditësh duke sjellë disa projeksione filmash ne Kinema Millenium dhe Qendrën e Kulturës Tulla.

Festivali do te hapet me projeksionin special të filmit të suksesshëm kosovar“Tri dritare dhe një varje” nga regjisori kosovar, Isa Qosja.

Pikërisht për këtë projekt filmik në ditën e dytë të festivalit do të ketë një konferencë për media ku prezent do të jetë ekipi i filmit, dhe pas kësaj konference do të vazhdoje programi me edicionin special te PriFORUM, platformës regjionale te industrisë se filmit e cila ketë vit zhvillohet me temën “Festivalet e filmit – impakti dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e kinematografisë se një shteti dhe imazhit te tij”.

Në ketë forum do të ketë pjesëmarrës nga rajoni dhe mysafirë special do të jetë producenti Cedomir Kolar, fitues i Oscar me filmin “No men’s land” si dhe producentja nga Afrika e Jugut, Cheryl Johnson.