Në Gjilan mungesa e kinemas, sjell filmin “Freedom Writers”

Në mungesë të një kinemaje funksionale në Gjilan, Iniciativa e të rinjëve gjilanas dhe INPO organizojnë Movie Night te Teatri i qytetit Gjilan. Filmi që do të shfaqet do të jetë “Freedom Writers”.

Sipas organizatorëve kjo ide është që të sjellin dicka të re në qytet pasi që Gjilanit i mungojnë këto iniciativa ka thënë për Gazetën Tribuna Djellza Syla organizatore e inciativës.

“Ideja ka qenë me pru diçka qe i mungon qytetit, ky film është një nismë simbolike Gjilanit”.- përfundon  Syla

Kjo thirje është e hapur për të gjithë në rrjetin social Facebook./Gazeta Tribuna