Ndërron jetë shkrimtari i “Lugjeve të verdha”, Rexhep Hoxha

Sot, ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur Rexhep Hoxha, i cili u bë kudo i njohur në trevat shqiptare me librat e tij.

Rexhep Hoxha lindi në Gjakovë, më 1929. Aty kreu shkollwn e fillore dhe të mesme ndërsa studimet albanologjike i vazhdoi nw Beograd.

Ishte redaktor i “Rilindjes” për fëmijë”, ndërkaq për shumë vite ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Me veprat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Verorja” e shumë të tjera, ai u bë shkrimtar shumë i dashur për fëmijët, dhe romanet e tij vazhdojnë të mbesin përherë në kujtesë.