Modelja Angjela Martini edhe me libër, promovimi në Panairin e Librit në Tiranë

Modelja e njohur shqiptare Angjela Martini do të prezantohet me librin e saj të parë në Panairin e Librit në Tiranë.

Vetë modelja ka treguar për këtë promovim të librit, të cilin e ka titulluar “Love, hope, light”, dhe për të cilin do të zbret në Tiranë, për të dhënë autografe për ata që do të blejnë librin.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Dudaj”, dhe Angjela Martini do të jetë në këtë Panair më 13, 14 dhe 15 nëntor.