“Mirëkuptimi është emri alternativ i dashurisë”

“Nëse hidhni një grusht kripë në një gotë me ujë, vështirë se do ta pini dot. Por nëse e hidhni kripën në lumë, njerëzit mund të vazhdojnë ta përdorin ujin e tij. Lumi është i pafund, sepse rrjedh, dhe ka aftësinë të pranojë, të mbajë.

Kur zemrat tona janë të ngushta, mirëkuptimi dhe dhembshuria janë të limituara. Dhe ne vuajmë. Nuk mund t’i tolerojmë ose t’i pranojmë të tjerët dhe dobësitë e tyre, ndaj kërkojmë që ata të ndryshojnë.

Por kur zemrat tona zgjerohen, këto gjëra nuk na bëjnë të vuajmë, sepse kemi mirëkuptim dhe dhembshuri të mjaftueshme; mund t’i pranojmë të tjerët ashtu siç janë.

Kur e mbështesim dhe e ushqejmë lumturinë tonë, ne jemi duke rritur mundësinë tonë për të dashuruar. Kjo është arsyeja se pse të dashurosh do të thotë të mësosh artin e kultivimit të lumturisë. Ta kuptosh vuajtjen e tjetrit është dhurata më e mirë që mund t’i bëni dikujt.

Mirëkuptimi është emri alternativ i dashurisë. Nëse nuk mund ta kuptoni këtë, nuk mund të dashuroni”.

Thich Nhat Hahn, murg budist