Miratohen katër shfaqje për reportorin e Teatrit Kombëtar

“Ferma e Kafshëve”, nga George Orwell me regjia të Ilir Bokshit, “Nana Dhe fëmija”, nga Jon Fosse me regji të Bekim Lumit, “Gishti”, nga Doruntina Basha, me regji të Erson Zymberit dhe “Elektrës i ka hije zija”, nga Eugene O’Neill me regji të Kushtrim Bekteshit janë shfaqjet që kanë kaluar nga Këshilli Drejtues i TKK-së, për të qenë pjesë e repertorit të vitit 2015.

“Në mbledhjen e mbajtur me datë 14 prill 2015, mbas propozimeve të u. d Udhëheqësit Artistik, Këshilli Drejtues i TKK-së, me shumicë votash, ka aprovuar për repertorin e vitit 2015 këto projekte teatrore”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

“Këshilli Drejtues gjithashtu ka konstatuar se, përveç këtyre projekteve të aprovuara, për repertorin e vitit 2015 ka akoma hapësirë edhe për një apo dy projekte të tjera – në varshmëri me rrethanat buxhetore të TKK-së. Në këtë rast, Këshilli Drejtues ka sugjeruar që, nga këto dy projekte të mundshme, së paku njëri të jetë nga dramaturgjia shqipe.