Ministria i reagon Stacionit (Video)

Të mërkurën Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës, përmes një konference për media ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në veçanti ndaj të parit të këtij institucioni, Kujtim Shala.

Krejt këto shqetësime nga artistët kosovarë erdhën ndaj një shkrese që Ministria e Kulturës i bëri Qendrës për Art Bashkëkohor në Prishtinë, që ndryshe njihet si Stacion, e cila që nga viti 2006 punën dhe programin e saj e zhvillon në objektin “Shtëpia e gurit” e cila është në kuadër të Muzeut të Kosovës.

Drejtori i Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion” Albert Heta gjatë konferencës dhe komunikatës së lëshuar për media, veprimet e Ministrisë së Kulturës i ka quajtur qëllim të veprimeve dhe politikave të Ministrit Shala, për të cilin tha se ka për qëllim të shkatërroj artin pamor në Kosovë si dhe si hakmarrje ndaj tij personalisht, duke u shprehur se Qendra për Art Bashkëkohor nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, ngase ai ka pasur ftesë nga vet Muzeu për të shfrytëzuar objektin në fjalë.

 

Për më shumë ndiqeni kronikën nga Tribuna Channel