Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot (e hënë), ka nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”.

Përmes kësaj marrëveshjeje, ai ka bërë të ditur se organizimi i festivalit më të madh të muzikës nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë.

Sipas tij, të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit.

“Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia. Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë”.

Po rritet Sunny Hill Festival, vitin e ardhshëm mbahet në Bernicë

Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon.
Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit. Ne duhet të jemi bashkë për Shtetin tonë”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social, Facebook.