Meghan Markle sërish thyen rregullat mbretërore

Meghan Markle surprizoi me daljen e saj në British Fashion Awards. Dukesha u shfaq në eventin e madh të modës e veshur me një fustan të zi që i zbulonte njërin krah.

Por ajo çfarë ra në sy ishte ngjyra e saj e thonjve. Meghan kishte lyer thonjtë me ngjyrë të zezë, që konsiderohet si ‘vulgare’ në familjen mbretërore duke thyer rregullat.

Por Dukesha e Sussex është e njohur për zgjedhjet e saj që thyejnë gjithmonë protokollin mbretëror. Meghan u shfaq në Fashon Awards për t’i dorëzuar çmimin stilistes së fustanit të saj të dasmës Clare Waight Keller, që u kurorëzua “Stilistja britanike e vitit”.