“Më fol për dashurinë” sonte në Teatrin Dodona (Video)

Për herë të parë në Kosovë do të jepet shfaqja “Më fol për dashurinë” e autorit francez Philippe Claudel, të cilën në skenën e Teatrit Dodona do ta sjellë regjisorja Kreshnike Osmani.

Drejtori i Teatrit Dodona, Agron Shala tha se me këtë shfaqje pas asaj “Lojë martese” ky teatër po e dëshmon vetën se po u jep mundësi regjisorëve të rinj, por të talentuar.

E kur foli për fabulën e dramës, regjisorja Osmani tha se kjo shfaqje trajton jetën bashkëshortore të një çifti, të cilët i kanë kaluar të 50-tat, moshë kjo që iu sjellë përplot sfida e konflikte.

Në shfaqjen “Më fol për dashurinë” luajnë aktorët, Besnike Arifi dhe Bashkim Alaj, të cilët u shprehën mjaftë të lumtur për bashkëpunimin me regjisoren Osmani.

Shfaqja “Më fol për dashurinë” do ta ketë premierën të premten në orën 19:30, ndërsa reprizën e parë do ta ketë ditën e shtunë./GazetaTribuna/