MBRETI

Nga: Zbigniew Herbert
Përktheu: Salajdin Salihu

Na ishte njëherë një mbret. Kishte sy të verdhë dhe nofulla grabitqari. Jetonte në një oborr plot me mermer dhe policë. I vetëm. Zgjohej natën dhe bërtiste. Askush nuk e donte. Ai më shumë e donte gjuetinë dhe terrorin. Por fotografohej me fëmijë, mes luleve. Kur vdiq askush nuk mundi që t’ia hiqte portretet. Shikoni, mbase edhe në shtëpinë tuaj është maska e tij.