“Mary Poppins Returns” vjen premierë në Prishtinë

“Mary Poppins Returns”, film i nominuar në katër kategori të Academy Awards, nesër do të vijë si premierë në ekranet e kinemasë ABC.

Në këtë film të zhanrit fantazi, në rolet kryesore janë aktorët Emily Blunt, Lin-Manuel Miranda, Colin Firth dhe Meryl Streep.

Organizatorët e kino ABC kanë njoftuar që filmi do të jetë premierë më 24 janar në ora 19:00, dhe do të shfaqet çdo ditë në të njëjtën orë.

Gjatë datës 24 janar në kino ABC do të shfaqen edhe filmat “Ralph breaks the internet”, dhe “Juliete, naked” të zhanreve komedi/familjar, si dhe filmi “Glass” i zhanrit fantashkencë.

Shfaqja e filmave do të fillojë në ora 15:00 me filmin e animuar “Ralph breaks the internet” dhe do të përmbyllet në ora 21:30 me shfaqjen e filmit “Glass”.