Liria

Poezi nga: Nuruddin Farah
Përktheu: Maksim Rakipaj

Disa frikë kanë nga dritë
e arësyes,
të tjerë kanë frikë nga drita
irracionale e shpirtit,
të sigurtë ndjehen vetëm
në burgun
dogmatik që kanë ndërtuar
dhe atje, të rëndësishëm ndjehen
përpara
vetes dhe të tjerëve,
kujtojnë se Dije dhe Pushtet
është veç lufta mes tyre,
heqin dorë së qëni njerëz,
në mëndje dhe në zemër,
si zogj në kuvli mbeten, pa e ditur,
se megjithatë, porta është gjithmonë hapur,
dikush ka fluturuar jashtë dhe këtë
vetëm ai e di.