Lansohet “Youth Film Fest”

Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë (Youth Council of the U.S. Embassy in Kosovo) në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) po sjellin së bashku festivalin e parë dhe të vetëm enkas per të rinjë, Youth Film Fest – “Kosova ime”!

“Kosova ime” është një mundësi për të gjithë të rinjtë e moshes 16-30 vjeç të shfaqin talentin e tyre në prodhimin e filmave duke krijuar dhe publikuar një film të shkurtër në lidhje me Kosovën; qoftë per te metat apo perparesite e saj, njerëzit apo natyren, vlerat apo traditat, diçka që ju me te vertet doni apo ndoshta diçka që nuk ju pëlqen aq shumë – por mbi të gjitha një Kosovë që ju e shihni dhe që ju dëshironi të ndani me pjesën tjetër.

Të gjithë aplikantët e interesuar (profesionale ose amatore) mund të aplikojnë dhe të marrin pjesë në seminare përgatitore që do të mbahet gjatë verës 2015. Këto punëtori synojnë të japin këshilla dhe truke në lidhje me ate se si duhet prodhuar një film për aplikantët e interesuar. Vlerësimi i filmave aplikante do të mbahet në muajin shtator 2015.
Tre filmat më të mirë do të marrin shpërblime ne forme të hollash, ndërsa filmat e tjerë fitues do të shpërblehen me trajnime të fushave të ndryshme si TIK (ICT), Medias dhe Komunikimit në mesin e të tjerave.