Lajmërim: Shoqata e shkrimtarëve “Feniks” shënon “Flakën e janarit”

Po ashtu mbahet orë letrare para nxënësve të kësaj shkolle dhe me këtë edhe fillon “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” për vitin kalendarik 2019.
Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) se të enjten më datë 24 janar 2019, duke filluar nga ora 13.00 deri në ora 14.00, Shoqata e Shkrimtarëve “”Feniks” e shënon “Flakën e Janarit” në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, ku do të kujtohen Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, si dhe të gjithë të rënët në altarin e lirisë.

Po ashtu mbahet orë letrare para nxënësve të kësaj shkolle dhe me këtë edhe fillon “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” për vitin kalendarik 2019.

Po këtë ditë Karvani e viziton edhe shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë, ku do të përurohet romani “ Rruga e kthimit”, i autorit Hysen Këqiku dhe do të mbahet orë letrare. Kjo orë letrare fillon nga ora 14.00 deri në ora 15.00. Pjesëmarrja e juaj i nderon të gjithë të rënët për liri dhe kulturën letrare në përgjithësi.

Bilall Maliqi, kryetar