Kryemadhi: Delvina përballë barbarëve që duan të shembin Teatrin Kombëtar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në një ekspozitë të piktorit të mirënjohur Avni Delvina.

Kryemadhi shprehet se ishte në një ekspozitë që të frymëzon, kurse shton se ajo vlerëson vlerat dhe jo autokratët në qeveri, që duan të shembin çdo vlerë të artit, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një ekspozitë që të frymëzon. Në tablotë e krijuara me aq dashuri, vërtetësi dhe të ndërthurura me simbolika aq të veçanta, që vetëm një mjeshtër si Avni Delvina mund t’i japë jetë! Një ekspozitë ku beteja e sotme për teatrin thërret historinë e përbashkët në mbrojtje të vlerave. Kjo nuk është betejë vetëm për një godinë dhe historinë e saj. Kjo është kthyer në një kauzë të qytetarëve përballë barbarëve.

Kjo është kauza e vlerave përballë antivlerave.

Kauza e patriotëve përballë qeveritarëve që për karrigen janë gati të shesin jo vetëm pronën publike, por edhe trojet e shqiptarëve.

Kjo është kauza e njerëzve të lirë përballë autokratit të pashpirt!

Kjo është kauza e identitetit kombëtar përballë oligarkisë qeverisëse, që për fitimet e ditës janë gati të shkatërrojnë historinë e kombit!

Kjo është kauza e dinjitarëve përballë hileqarëve dhe të shiturve për pesë aspra!

Faleminderit Avni Delvina për këtë inspirim që na solle me artin tënd të mrekullueshëm!

Në foto me artistin e madh z. Avni Delvina, organizatoren e ekspozitës znj. Adriana Kalaja dhe znj. Nora Malaj.