Kosova refuzon ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken, pret që njëjtë të veprojë Shqipëria

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Ai ka konfirmuar se ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar ai në Facebook.