Kongresi amerikan nderon Ismail Kadare

Flamuri amerikan u valvit në ndërtesën e Kapitolit në Washington për nder të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Kjo traditë që daton 78 vjet më parë u është dedikuar amerikanëve të shquar edhe personaliteteve të huaja.

Ceremonia u bë e mundur nga ligjvënësi amerikan Eliot Engel, një prej mbështetesve të shqiptarëve në Kongres, prej një çerekshekulli.

Në ceremoninë  e zhvilluar në një nga sallat e Kongresit amerikan, Engel ia dorëzoi flamurin e valëvitur për nder të shkrimtarit shqiptar, me një dedikim të posaçëm, botuesit të gazetës “Illyria” në New York, Vehbi Bajrami.