Koncerte të Hapura Në Prishtinë

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 9 dhe 10 tetor mbahen mbrëmjet muzikore “Prishtina Open Air Music Nights”, që mbledhin në kryeqytet muzikantë të njohur .

Rakella Krasniqi, njëra nga organizatorët, tregoi për KosovaLive se në natën e parë do të performojnë artistët Agron Peni Trio, Offchestra, Rona Nishliu dhe Open Band, ndërsa në natën e dytë do të prezantohet Prishtina String Quartet me Visar Kuçin, Avni Thaqi, Arianit Shehu e Fraim Gashi dhe artistët Zana Abazi, Kaltrina Miftari, Flaka Goranci, Dea Xhemaili, Safet Berisha dhe Artemdia Qarri -Haxhijaj.

Mbrëmjet organizohen në kuadër të projektit ‘Culture for All’, financuar nga EU Office in Kosovo në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”.

Koncertet fillojnë në ora 19:00.