Komedia e Nezirajt, vlerësohet më e mira në Stamboll

Komedia e autorit Jeton Neziraj, “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, ka fituar çmimin kryesor në kuadër të Çmimeve të Publikut për teatër që ndahen çdo vit në Stamboll të Turqisë.

Në këtë edicion, tema e përgjithshme ka qenë “Censura dhe autocensura”, me ç’rast komedia e Nezirajt është vlerësuar si shfaqja më e mirë që reflekton këtë realitet në Turqi. Fituesit janë janë zgjedhur nga publiku.

Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është inskenuar në Teatrin Shtetëror të Stambollit dhe është dhënë si premierë në tetor të vitit të shkuar. Nga ajo kohë, ka pasur mbi 100 repriza në Stamboll dhe qytete tjera të Turqisë.

Në Turqi gjithashtu janë inskenuar edhe dy drama tjera në Nezirajt, “Yue Madeleine Yue” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” për herë të parë është vënë në skenë në dhjetor të vitit 2012, në Prishtinë, nga Qendra Multimedia.